Berisha thërret protestë kundër Ballkanit të Hapur: Të gjithë në mbrojtje të interesit kombëtar

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2021, 10:04 | Politikë
Berisha thërret protestë kundër Ballkanit të Hapur: Të

Para se të votonte për shkarkimin e kreut aktual, Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha, ftoi të gjithë demokratët që të hënën në orën 16:00, t'i bashkohen protestës së madhe në mbrojtje të interesit kombëtar. Ai paralajmëroi se Rama dhe Basha do të kenë të njëjtin fund.

“Referendumi ka sjellë entuziazëm, shpresë dhe besim në rritje te rinia dhe të gjitha shtresat e popullsisë në Shqipëri. Ju shihni krahun tjetër sesi po shëmtohet çdo ditë e më shumë me aktet e veta. Ato që bën "Lulzim Brava", atë skenar e merr nga "Kreu i Meduzës" dhe ju jap fjalën se do të ketë të njëjtin fund dhe fat. Ditën e hënë, ora 16:00, të gjithë demokratët në protestën e madhe në mbrojtje të interesit kombëtar, por edhe kundër vjedhjes së tmerrshme të 430 milionë eurove që kërkon "Kreu i Meduzës" me SPAKU-n e tij, t'i fshehë në një vjedhje prej 3 milionë eurosh”.

Berisha u ndal sërish edhe pas votimit, te protesta që ka thirrur ditë e hënë kundër ardhjes së Aleksandër Vuçiç në Tiranë dhe nismën “Open Ballkan', teksa ftoi demokratët të mblidhen në orën 16:00 para selisë së PD. Sipas Berishës, selia e PD është e demokratëve dhe jo e Bashës dhe se në protestë do të nisen nga selia e PD.

"Është thirrur një protestë me urgjencë. Një agjendë e papritur e Sllobodanit të ri në Tiranë, Aleksandër Vuçiç për Ballkanin e Hapur që është projekti i hegjemonisë serbe në Shqipëri dhe Maqedonisë, është një kundërshti  e hapur ndaj Procesit të Berlinit. Të hënë në orën 4 të gjithë në Tiranë në një protestë të fuqishme që ka edhe një qëllim tjetër madhor, kundër vjedhjes së tmerrshme 8-vjeçare që i është bërë shqiptarëve. Ajo që SPAK ka nxjerrë në pah janë vetëm 1 milionë që kërkon t'i vërë kapak 430 milionëve. PD nuk organizoi dot asnjë protestë për këtë. Nuk ka protestë para selisë s PD, pro vendi i grumbullimit të protestuesve ditën e hënë do të jetë oborri i selisë së PD, aty do të jetë vendi që do nisemi, ftoj të gjithë demokratët të bashkohen të protestojmë para kryeministrisë. Do nisemi nga oborri i selisë, çdo demokrat është i ftuar të marrë pjesë, demokratët nisen në protestë nga shtëpia e tyre. Selia e PD nuk është shtëpia e Lulzim Bashës, është selia e demokratëve shqiptarë dhe këtu nuk ka dyshime që janë të mirëpritur çdo demokrat. Kjo është një betejë për lirinë, votën e lirë në Shqipëri dhe mendoj se betejë kundër lirisë dhe vendeve të lira, bëjnë ata që deklarojnë se bën Lulzim brava".

I pyetur se në cilësinë e kujt po i mbledh demokratët në protestë, Berisha u përgjigj: “Po i mbledh në cilësinë e sovranit. Kuvendi është autoriteti më i lartë i PD-së, i cili urdhëroi thirrjen e referendumit”, ndërsa nëse do të jenë mbështetësit e Bashës në protestën e së hënës, Berisha tha se Basha nuk ka mbështetës, por në të janë të ftuar të gjithë deputetët dhe simpatizantët e PD-së. Lulzim Brava mbetet brava”, tha ai.

Ndërsa Kuvendin e thirrur sot nga Basha, Berisha e cilësoi një antikuvend dhe takim të shoqatës Basha-Bardhi, ndërsa incidentet në PD, sipas tij, i organizoi Basha.

“Deputeti Brava është i shkarkuar, është shkëputur nga realiteti dhe çdo gjë nga realiteti e mohon. Incidentet e fundit i organizoi "Brava", ai ishte akti më i turpshëm në historinë 30-vjeçare. Në oborrin e PD-së nuk janë agresuar zonja, siç veproi ai”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos