
Fillon sot punimet samiti dy ditor për Europën dhe Arabinë në Athinë, që ka për qëllim identifikimin dhe promovimin e interesave të përbashkëta për të dy rajonet dhe investimet konkrete në formën e bashkëpunimit ekonomik e politik.
Në këtë samit merr pjesë edhe kryeministri Edi Rama, i cili është takuar pak pas mesditës edhe me homologun grek Kyriakos Mitsotakis.
Kryeministri Edi Rama ka postuar edhe një video të shkurtër nga takimi me homologun e tij grek. (A2 Televizion)