All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Së shpejti fond i përbashkët, Shqipëria e Kosova mendojnë për shqiptarët e Malit të Zi

Nga A2 CNN
3 Tetor 2020, 16:20 | Kosova
Së shpejti fond i përbashkët, Shqipëria e Kosova
All - Paragraf - 1

Shqipëria dhe Kosova po punojnë për ngritjen e një fondi të përbashkët për të ndihmuar shqiptarët e Malit të Zi. Ky është një tjetër zotim i nënshkruar në mbledhjen efundit mes dy qeverive.

Konfirmimi erdhi nga ministrja e qeverisë së Kosovës për punët e jashtme dhe Diasporën, Meliza Haradinaj-Stublla, pas firmosjes së një marrëveshje bashkëpunimi me Federatën Pan-Shqiptare “Vatra”.

All - Paragraf - 3

“Puna për ngritjen e fondit ndërshtetëror që bëmë dje për Luginën e Preshevës bashkë me Qeverinë Shqiptare shënon edhe një momentum të ri në përpjekjet tona për të lartësuar pozicionin dhe përmirësuar gjendjen dhe pozicionin e shqiptarëve. Do të vazhdojmë me të njëjtin përkushtim edhe me Shqiptarët e Malit të Zi dhe ky është një zotim që e kemi bërë edhe dje në mbledhjen e dy Qeverive”, u shpreh ministrja Meliza Haradinaj-Stublla.

Ndërsa, kryetari i Shoqatës “VATRA”, Elmi Berisha tha se kjo marrëveshje shërben për bashkërendim të aktiviteteve.

“Vatra luajti rolin e ambasadorit ku për një periudhë të caktuar i bëri politikën e jashtme dhe pagoi nga xhepi i vet ambasadorët e ndryshëm. 100 vite më vonë në vitet 90- ta ishte “Vatra” që i doli zot kombit shqiptarë, ku krijuam ura të reja dhe të fuqishme me ShBA. Ne kemi bashkëpunuar 20 vite me Qeverinë e Kosovës dhe të Shqipërisë, kësaj radhe kemi menduar t’i betonojmë lidhjet tona”, deklaroi Elmi Berisha.

All - Paragraf - 6

Synimi për të ndihmuar shqiptarët në Mal të Zi, vjen pas marrëveshjes mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës për krijimin e fondit të përbashkët për Luginën e Preshevës. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos