Seancë në kohë pandemie, deputetëve do t’u matet temperatura e do të ruajnë distancën

Nga A2 CNN
10 Prill 2020, 13:13 | Aktualitet

Pas thuajse një muaji mungese, kuvendi i rikthehet seancave plenare. Këtë herë duke u përshtatur në kushtet e pandemisë. Gjatë këtij muaji, deputetët do të mblidhen 3 herë, në 16, 23 dhe 30 prill.

Për shkak të masave ndaj pandemisë së koronavirusit, deputetët do të ruajnë distancën, duke u vendosur edhe në galeri dhe llozhat e Kuvendit, ku më herët qëndronin gazetarët. Burime nga konferenca e kryetarëve kanë bërë të ditur se do të ketë që në hyrje mjekë për matjen e temperaturës. Secili deputet do diskutojë nga vendi ku është ulur dhe jo në foltore.

Deputetët që nuk kanë mundësi dhe janë larg mund të mos marrin pjesë dhe ata që janë të sëmurë.

https://youtu.be/1fdyVZhiulA

Në rendin e ditës do të jenë: aktet normative për Covid-19, ashpërsimin në kodin penal, dekretet e presidentit Meta për OFL-në dhe pronat.

Gjithashtu, në konferencën e kryetarëve është marrë vendimi që lëvizja e administratës në kuvend do të jetë e kufizuar, gazetarët do të qëndrojnë në oborr të Kuvendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos