
Policia e Durrësit ka sekuestruar 29 kallëpe me lëndë eksplozive me peshë 18 kg dhe 15 kapsolla detonatore. Arrestohen në flagrancë 2 poseduesit e lëndës eksplozive, të cilët do e shisnin atë kundrejt vlerës 12 000 euro. Në pranga kanë përfunduar B. B., 42 vjeç dhe Sh. T., 31 vjeç, banues në Kukës.
Dy të arrestuarit, thotë Policia, po lëviznin me një automjet me 2 persona, të cilët kishin vendosur në bagazh një sasi të konsiderueshme lënde eksplozive. Ata janë ndaluar në Sukth dhe pas kontrollit të ushtruar në bagazhin e mjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 29 kallëpe me lëndë eksplozive, me peshë 18 kg, si dhe 15 kapsolla detonatore, të cilat këta shtetas do t’i shisnin kundrejt vlerës 12 000 euro.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. (A2 Televizion)