Sekuestrohen 3.6 tonë kokainë në mes të detit, 9 të arrestuar

Nga A2 CNN
28 Gusht 2022, 09:06 | Bota

Më shumë se 3.6 tonë kokainë u sekuestruan në El Salvador, në një nga konfiskimet më të mëdha në vendin e Amerikës Qendrore që është bërë gjatë këtij viti.

Policia e ndihmuar dhe forcat speciale dhe ushtria organizoi dy operacione të mëdha në det, ku u sekuestruan dy varka me sasinë e madhe të drogës, e cila nëse do të dilte në treg do të arrinte shifrat e 91 milionë dollarëve.

Në një konferencë për shtyp, ministri i Mbrojtjes, Rene Merino bëri me dijë se 7 persona u arrestuan në dy operacionet, 3 nga Ekuadori, dy kolumbianë dhe 4 nga Guatemala. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos