Sekuestrohet një sasi e madhe heroine në portin e Durrësit

Nga A2 CNN
18 Maj 2020, 09:30 | Kronikë
Sekuestrohet një sasi e madhe heroine në portin e Durrësit

Strukturat e DVKM Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Durrës kanë sekuestruar një sasi të madhe lënde narkotike të llojit heroinë.

Shërbimet e Policisë Kufitare ushtruan kontroll të imtësishëm në një kamion ku u gjetën të fshehura poshtë sediljeve 38 kg heroinë, e ndarë në 68 pako.

Policia ka vënë në kontroll drejtuesin e kamionit Dh. Z. 49 vjeç, banues në Babrru dhe po punon për gjetjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos