Senati Amerikan miraton protokollin për anëtarësimin në NATO të Maqedonisë së Veriut. Pendarovski falenderon shqip

Nga A2 CNN
22 Tetor 2019, 21:18 | Ballkani
Senati Amerikan miraton protokollin për anëtarësimin në NATO

Me 89 vota pro dhe 2 vota kundër Senati amerikan ka miratuar protokollin për anëtarësimin në NATO të Maqedonisë së Veriut. Senati votoi që Protokolli për në NATO të miratohet me procedurë të përshpejtuar. 

Pas kësaj, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, falenderoi në Twitter në gjuhën shqipe.

“Faleminderim ShBA-së për Ratifikimin e Protokollit për anëtarësim në #NATO në Senat. Partneriteti strategjik ShBA-Maqedonia e Veriut vazhdon në Aleancë duke kontribuar për stabilitetin dhe sigurinë globale”, shkroi Pendarovski në rrjetin social. (A2 Televizion)

https://twitter.com/SPendarovski/status/1186691505005748225

A2 CNN Livestream

Latest Videos