
Pas bisedës me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, zhvilloi një telefonatë dhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Në të njëjtin qëndrim, diplomati amerikan kërkoi nga kreu i qeverisë së Kosovës që të punojë për të ulur tensionet në veri të vendit.
Blinken përsëriti qëndrimin që tre kryetarët e komunave të dalin nga zgjedhjet e 23 prillit të ushtrojnë detyra në ndërtesa alternative, teksa theksoi rikthimin e palëve në dialog bazuar në planin trepikësh të BE-së.
Sekretari Blinken mirëpriti lajmin për lirimin e tre policëve të Kosovës, ndërsa në telefonatën me Vuçiç, ai përsëriti se personat e përfshirë në sulmet ndaj forcave të KFOR-it, duhet të mbajnë përgjegjësi. (A2 Televizion)