
Ajo që ndodhi në Rusi është goditje edhe për presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Kështu e sheh ish-ministri i Jashtëm Arjan Starova rebelimin e Prigozhin në Moskë, sipas të cilit ajo që ndodhi atje dobëson edhe pozitën e Vuçiç në Beograd. Ai shprehet i bindur se kreu i Vagner nuk ishte i vetëm.
“Ajo që ndodhi në Rusi është goditje për Putinin e vogël të Beogradit. Ajo që ndodhi atje dobëson pozitën e Vuçiç se shikon piedestali ku është Putin është lëkundur keq. Prigozhin është epamundur të ketë qenë vetëm. Bëhet fjalë për goditje të pozicionit të tij dhe Prigozhin nuk është vetëm dhe është kundër regjimit të Putin”.
Duke folur për situatën në veri pas lirimit të serbëve, Starova theksoi se zgjedhjet e reja janë një hap për shtensionimin e situatës, por Serbias, sipas tij kërkon të shkëpusë veriun e Kosovës.
“Le të bëhen zgjedhjet dhe të marrin pjesë serbët, por unë besoj se ata nuk do të marrin pjesë ata kërkojnë të shkëpusin veriun e Kosovës e ka në të qartë këtë gjë. Vazhdimisht kërkojnë probleme të pazgjidhshme se duan të dalin te varianti i tyre. Duhet lëvizur shpejt drejt zgjedhjeve, ky është një hap për shtensionim, por nuk kam një përgjigje për zgjidhjen përfundimtare”. (A2 Televizion)