Seria A, shtyhet një ndeshje për shkak të Covid-19

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2021, 11:42 | Futboll
Seria A, shtyhet një ndeshje për shkak të Covid-19

Covid-19 po përhapet me ritme të shpejta edhe në Itali. Pas Premier League, edhe në Serinë A ka nisur shtyrja e përballjeve. Salernitana nuk ka udhëtuar në Udine për transfertën e radhës.

Shkak për këtë është bërë se në skuadër kanë rezultuar dy nga futbollistët pozitiv me koronavirus. Në njoftimin zyrtar, emri i lojtarëve nuk bëhet i ditur, mirëpo, siç theksohet, pas këtij lajmi të gjithë futbollistët e tjerë do t’i nënshtrohen testeve të shpejta.  

Federata Italiane e Futbollit e ka mirëpritur këtë vendim dhe ka dhënë lejen e saj që dueli të shtyhet, për të shmangur në këtë mënyrë rrezikun. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos