
Autoritetet shtetërorë kanë ditë që kanë reklamuar hapjen e sezonit veror për hotelet dhe për qytetarët. Por hotelet janë ende në pritje të përgjigjes eletronike nga Ministria e Turizmit, për të shfytëzuar hapësirat e plazheve që kanë përpara.
Edhe pse është deklaruar se hotelet në vijën e parë të bregdetit do të shfrytëzojnë hapësirat që kanë përpara, kjo gjë ende nuk është zyrtarizuar.
Kjo është një periudhë e shkuar dëm, duke pasur parasysh që pronarët e hoteleve kanë marrë personelin dhe janë bërë gati për të pritur pushuesit prej më shumë se 10 ditësh.
E ndërsa hotelet janë në pritje, ditët ikin dhe bashkë me ditët edhe mundësitë që hotelet tashmë të goditura nga situata pandemike, të rifillojnë sa do pak rimëkëmbjen e tyre ekonomike. (A2 Televizion)