SHBA nis vaksinimin kundër koronavirusit nga Shtëpia e Bardhë

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2020, 07:49 | Bota
SHBA nis vaksinimin kundër koronavirusit nga Shtëpia e Bardhë

Amerika fillon sot vaksinimin e popullatës kundër koronavirusit, dhe shembullin për këtë e japin vetë pjesëtarët e administratës Trump.

Do të jetë Shtëpia e Bardhë që do të vaksinohet e para, raporton revista “New York Times”, duke shënuar një etape të re për virusin, por edhe për t’i ardhur në ndihmë presidentit duke mos u kthyer në një vatër të re infeksioni, pas disa pjesëtarëve që rezultuan të infektuar gjatë javëve të fundit.

Vaksina ndërkohë është shpërndarë në të katër anët e vendit me 3 milionë dozat e saj të para. Me këtë hap, Amerika bëhet vendi i dytë në botë që aplikon vaksinën e Pfizer dhe Biontech pas Britanisë së Madhe.

Vaksina e Pfizer ofron deri në 95% mbrojtje ndaj koronavirusit të ri dhe është përcaktuar e sigurt nga Administrata Amerikane për Ushqimin dhe Ilaçet, FDA.

SHBA-ja është vendi më i goditur nga pandemia në botë me rreth 16 milionë të infektuar dhe 219 mijë viktima dhe autoritetet synojnë të vaksinojnë rreth 100 milionë persona brenda muajit mars. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos