SHBA regjistroi 3000 viktima të tjera nga pandemia, rriten të infektuarit

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2020, 10:20 | Bota
SHBA regjistroi 3000 viktima të tjera nga pandemia, rriten të

Nuk ka të ndaluar bilanci negativ, si pasojë e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vala e dytë e pandemisë, ashtu siç pritej, vijon të shënojë rritje të numrit të të infektuarve dhe viktimave në nivele rekord.

Sipas të dhënave të universitetit “Johns Hopkins”, gjatë 24 orëve të fundit në SHBA u regjistruan mbi 3000 viktima dhe 180 mijë të infektuar të rinj.

SHBA-ja është në krye të vendeve më të goditura nga virusi vdekjeprurës me rreth 14 milionë persona të infektuar dhe 273 mijë viktima. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos