Shkrirja e Apelit të Vlorës, avokatët: Pasoja katastrofike në kohë dhe shpenzime

Nga A2 CNN
5 Prill 2023, 13:02 | Aktualitet
Shkrirja e Apelit të Vlorës, avokatët: Pasoja katastrofike

Kur ka kaluar më shumë se një muaj nga shkrirja e Gjykatës së Apelit të Vlorës dhe përqendrimi në një gjykatë të vetme në Tiranë, avokatët e Vlorës tregojnë problematikat dhe pasojat fillestare të këtij ndryshimi.

Por cilat çështje kanë më shumë kërkesa nga qytetarët vlonjatë për t’u shqyrtuar nga gjykata e Apelit dhe sa janë gjasat e shqyrtimit të tyre në një afat të pranueshëm ligjor.

Natyrisht që përveç kohëzgjatjes, qytetarët tashmë po përballen edhe me tarifa shumë herë më të larta shërbimi për të siguruar mbrojtjen me avokat në Apelin e Tiranës.

Në muajt në vazhdim Vlora pritet të humbasë edhe gjykatën administrative, e cila do të transferohet në Lushnjë, duke shtuar edhe më tepër hallin e qytetarëve në kërkim të drejtësisë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos