COVID-19/Ministria e Shëndetësisë: Humb jetën pacienti 86-vjeçar

Nga A2 CNN
1 Korrik 2020, 17:08 | Aktualitet
COVID-19/Ministria e Shëndetësisë: Humb jetën pacienti

Një humbje jete ka ndodhur në spitalin infektiv, si pasojë e COVID-19.

Një pacient 86-vjeçar nga Shkodra, i cili po trajtohej në terapi intensive prej 12 ditësh nuk e ka fituar dot betejën me COVID-19, megjithë asistencën e madhe mjekësore.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i kujton edhe një herë qytetarëve të tregojnë kujdes me respektimin e rregullave, distancimin fizik, përdorimin e maskës, higjienën vetjake, për të kufizuar përhapjen e COVID-19.

Nga fillimi i epidemisë, 66 qytetarë të konfirmuar me COVID-19 e kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos