Sherr me armë në Los Anxhelos, 3 viktima dhe 4 të plagosur

Nga A2 CNN
5 Janar 2019, 17:49 | Bota
Sherr me armë në Los Anxhelos, 3 viktima dhe 4 të plagosur

Një përplasje me armë zjarri ndodhi mëngjesin e së shtunës në një sallë Bowling në afërsi të Los Anxhelosit.

Policia njoftoi se nga kjo ngjarje, 3 persona humbën jetën dhe 4 të tjerë mbetën të plagosur. Autoritetet kanë hapur një hetim për të zbardhur rastin.

Përplasja me armë zjarri ndodhi në brendësi të sallës. Sipas dëshmitarëve, përpara se të niste përplasja me armë ndodhi një sherr mes disa personave. Deri më tani policia nuk ka arrestuar asnjë person përgjegjës për këtë ngjarje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos