Sherr me thika në “Rrugën e Kavajës”, plagoset 16-vjeçari

Nga A2 CNN
7 Prill 2021, 16:26 | Kronikë
Sherr me thika në “Rrugën e Kavajës”, plagoset

Policia e Tiranës njoftoi se pasditen e sotme, rreth orës 15:15, në “Rrugën e Kavajës”, një i mitur është plagosur me thikë.

“Në afërsi të një lokali, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasit K.K., 17 vjeç dhe M.T., 16 vjeç, kanë goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin e mitur me iniciale A.B, 16 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponjat" falë reagimit të menjëhershëm kanë bërë kapjen dhe shoqërimin e dy të dyshuarve si autorë të ngjarjes në Komisariatin e Policisë Nr.2, për veprime të metejshme hetimore”, lexohet në njoftimin e policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos