Policia e Korçës, në kuadër të operacionit të koduar "Radaneci 2021" ka vënë në pranga dy persona, të dyshuar si bashkautorët e një vrasje të ndodhur një vit më parë në Selanik të Greqisë.
Në fund të operacionit u vunë në pranga Orgel Xhambazi 24 vjeç dhe Medi Ganolli 32 vjeç. Këta dy shtetas dyshohet se janë bashkautorët e vrasjes me thikë në Selanik të shtetasit S.D. nga Korça, ngjarje për të cilën është arrestuar më parë nga autoritetet greke shtetasi R.T.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Vrasja me dashje" kryer në bashkëpunim. (A2 Televizion)