Një i moshuar ka mbetur i plagosur me armë të ftohta në qytetin e Vlorës, pas një sherri të ndodhur në një lokal në lagjen “Bashkimi”.
I moshuari M.M. 77 vjeç, është qëlluar disa herë me thikë në ambientet e një lokali në zonën e rrugës Transballkanike. Dyshohet se sherri mes personave ka ndodhur për motive pronësie.
I plagosuri është dërguar në spital në gjendje të rëndë, me plagë në brinjë dhe kofshë, ndërkohë që policia ka identifikuar autorin dhe është vënë në ndjekje të tij. (A2 Televizion)