Shkatërrimi i stadiumit kombëtar, mbetet në qeli tifozi i Tiranës, lirohen dy të Bylisit

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2020, 18:15 | Kronikë
Shkatërrimi i stadiumit kombëtar, mbetet në qeli tifozi i

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për një tifoz të skuadrës së Tiranës, të akuzuar për shkatërrimin e stolave në stadiumin “Air Albania”. 35-vjeçari ishte regjistruar nga kamerat e sigurisë të stadiumit teksa kishte dëmtuar stolat gjatë ndeshjes Tirana-Kukësi.

Për dy tifozë te moshave 39 dhe 26 vjeç të ekipit të Bylisit u caktua masa e sigurisë “detyrim për paraqitje”. Sipas Prokurorisë, ata kanë hedhur çakmakë në fushë gjatë Partizani-Bylis.

Ndërkohë të hënën Policia e Tiranës arrestoi edhe një 19-vjeçar, një nga 9 tifozët e Tiranës të shpallur në kërkim për dëmet e shkaktuara në stadiumin kombëtar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos