Sherri në ndeshjen Teuta-Partizani, 4 lojtarë pezullohen nga 5 ndeshje secili

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2019, 16:47 | Futboll
Sherri në ndeshjen Teuta-Partizani, 4 lojtarë pezullohen nga 5 ndeshje

Sherri mes futbollistëve në ndeshjen Teuta-Partizani i ka kushtuar shtrenjtë të dyja skuadrave.

Komisioni i Disiplinës ka vendosur që dy futbollistë të Teutës dhe dy të Partizanit t’i pezullojë me nga 5 ndeshje secilin.

Bëhet fjalë për futbollistët Fabjan Beqja, Amer Duka (Teuta), William Cordeiro dhe Deian Boldor (Partizani).

Ndeshja Teuta-Partizani përfundoi me rezultatin 1-0. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos