
Kjo është ajo çfarë ka mbetur nga ish-fabrika e qelqit në periferi të qytetit të Korçës. Një ngrehinë sa e shëmtuar aq edhe e rrezikshme për këdo që futet në brendësi të këtyre rrënojave gjysmë të shembura. Por më të rrezikuarit janë fëmijët të cilët jo në pak raste i përdorin këto ngrehina për të luajtur.
Por këto ngrehina nuk janë problematike vetëm për shkak të rrezikshmërisë së inerteve dhe pamjes.
Ndërkohë nga bashkia e Korçës shprehen se ish-fabrika e qelqit është privatizuar, por nuk japin asnjë sqarim se përse të paktën territori i saj nuk rrethohet për të shmangur rreziqet që paraqet. (A2 Televizion)