Ftesa nga KOKSH, Shqipëria hap derën për dy kampione olimpike

Nga A2 CNN
23 Shtator 2021, 16:14 | Sporte të tjera
Ftesa nga KOKSH, Shqipëria hap derën për dy kampione olimpike

Dy kampione olimpike do të stërviten në Shqipëri. Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, fituese të medaljeve të arta në Tokio 2020 së bashku me trajnerin e tyre Driton Kuka do të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta me xhudistët shqiptarë.

Konfirmimi u dha nga presidenti i Komitet Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli, sipas të cilit dy sportistet e kanë derën të hapur në ekipin kuqezi, duke qenë se janë të pajisura me pasaporta shqiptare.

Në takimin me studentët e Universitetit të Korçës, zoti Ylli konfirmoi rikthimin e olimpiadave universitare në vend, ndërsa së shpejti do të zhvillohen edhe aktivitete ndërkombëtare të nivelit europian me pjesëmarrjen e studentëve. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/09/18/xhudistet-distria-krasniqi-dhe-nora-gjakova-rama-do-te-jene-pjese-e-forcave-te-armatosura-te-shqiperise/

A2 CNN Livestream

Latest Videos