Shitblerja e votës, Borchardt: Prokuroria të punojë intensivisht për të gjitha shkeljet

Nga A2 CNN
14 Tetor 2019, 19:05 | Politikë
Shitblerja e votës, Borchardt: Prokuroria të punojë intensivisht

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt, i bëri thirrje komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore të gjejë një zgjidhje, maksimumi deri në fund të këtij viti.

“Do të doja të theksoja që, për ne, gjëja më e rëndësishme janë rekomandimet. Duket se ato janë element themelor edhe në debatin e BE-së, prandaj ne do ta nxitim komisionin e posaçëm për reformën zgjedhore të punojë në këtë drejtim dhe të gjejë një zgjidhje, maksimumi deri në fund të vitit.

Po ashtu, Borschardt nxiti Prokurorinë të punojë shumë intensivisht për të gjitha shkeljet, qofshin presion i paligjshëm ndaj zgjedhësve, qofshin shitblerje të votës apo shkelje të tjera.

“Pas zgjedhjeve të 2017-s, pati rreth 400 akuza për blerje vote. Policia dërgoi rreth njëqind në prokurori dhe, në raportin e fundit të prokurorisë, thuhej që katër hetime vazhdonin. Kjo është shumë pak. Unë e nxis prokurorinë të punojë shumë intensivisht për të gjitha shkeljet, qofshin presion i paligjshëm ndaj zgjedhësve, qofshin shitblerje të votës apo shkelje të tjera”, u shpreh ambasadori i OSBE në vendin tonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos