4 shtetet anëtare të BE: Të hapen negociatat e anëtarësimit

Nga A2 CNN
14 Tetor 2019, 14:45 | Politikë
4 shtetet anëtare të BE: Të hapen negociatat e

Çekia, Sllovakia, Hungaria dhe Polonia i kërkojnë Bashkimit Evropian çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një opinion të publikuar në median ndërkombëtare "Politico", ministrat e Jashtëm të këtyre vendeve vlerësojnë punën e bërë nga Tirana dhe Shkupi në reformat e kërkuara.

“Një vendim pozitiv do të dërgonte një sinjal të qartë, që BE vlerëson plotësimin e kushteve të vendosura”, shkruajnë katër ministrat.

Ata e konsiderojnë të rëndësishëm zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor, ndërsa nënvizojnë se me çeljen e negociatave për Tiranën dhe Shkupin, Brukseli konfirmon përkushtimin për stabilitetin, demokracinë dhe sigurinë e rajonit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos