
Sindikata e Punonjësve të Poste-Telekomit Shqiptar ka reaguar pas shitjes të aksioneve të kompanisë.
Zyrtarisht sindikata ka paraqitur dy kërkesa: Kërkesa e parë i referohet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe AKEP-it që të bëjnë publike negociatat dhe të sigurojnë se plani i biznesit i kompanisë bullgare do të ruajë vendet e punës aktuale në kompaninë Telekom Albania dhe që nuk do të aplikojë shkurtime drastike të vendeve të punës, me justifikim futjen e teknologjive të reja.
Kërkesa e dytë është për Komisionin e Veprimtaritë Prodhuese, që të mbikëqyrë këto negociata, për të mos lejuar cenimin e interesit publik. (A2 Televizion)