
Janë dashur më shumë se 7 muaj që Avokati i Shtetit t’iu përgjigjet 5 pyetjeve që Gjykata e Të drejtave të Njeriut në Strasburg, kishte nisur në fillim të marsit në lidhje me çështjen Nikëhasani. Strategjia e mbrojtjes së shtetit shqiptar në lidhje me një vendim shkarkimi nga institucionet e Vettingut mbahet e fshehtë, ndërkohë që vendimi për prokuroren e Shkodrës do të shënojë dhe rastin e parë të legjitimitetit të një vendimi që në thelb ka spastrimin e sistemit të drejtësisë në vend.
Shkarkimi me Vetting i prokurores së Shkodrës, Besa Nikhasani është rasti i parë që Gjykata Supreme e Strasburgut u vu në lëvizje. Kjo gjykatë mori në konsideratë ankesën e ngritur nga prokurorja e shkarkuar me arsyetimin se ajo dështoi të paraqiste dokumente të plota për të provuar prejardhjen e pasurisë së saj.
Avokati shtetit Artur Metani thotë se për mbrojtjen e interesave të shtetit në Gjykatën e Strasburgut është bërë një punë shumë e madhe duke mbledhur fakte dhe prova që provojnë se vendimi i Komisionit të Posaçëm të Apelimit është i drejtë, por shumë detaje nga strategjia e mbrojtjes mbahen sekret.
Gjykata e të Drejtave të Njeriut në dy raste i është drejtuar Avokaturës së Shtetit duke kërkuar opinionin për karakterin gjyqësor që ka Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit.
Konstitucionalisti Sokol Hazizaj thotë për A2, se çështja është delikate dhe se organet e Vettingut janë treguar refraktar kur vjen puna tek mbrojtja e subjekteve të rivlerësimit. Hazizaj thotë se procesi i Vettingut është i nxituar duke sjell pasoja.
Referuar pyetjeve që ka bërë Komisioneri i Strasburgut diçka mungon dhe duket nga përmbajtja e pyetjeve.
1) A i
përmbush Kolegji i Posaçëm i Apelimit kriteret e parashtruara në ligj, për t`u
konsideruar si ‘’gjykatë’’ sipas nenit 6 të Kushtetutës?
2) A ka pasur aplikuesi një proces të drejtë gjyqësor, në veçanti a ishte dhoma
e Apelit e pavarur dhe e paanshme siç e kërkon ligji?
3) A ishin të
qarta dhe të aksesueshme në të gjitha fazat, dispozitat ligjore që garantojnë
mbrojtjen e të drejtave të aplikuesit?
4) A ka pasur ndërhyrje lidhur me të drejtën e aplikueses për të respektuar
jetën e saj private, mbi bazë të nenit 8, pas shkarkimit si prokurore?
Mungesa e Gjykatës Kushtetuese çoi në ngritjen e dy Gjykatave të përkohshme në ruajtjen e standardeve për një proces të rregullt ligjor, për të cilin priten vendimet e Strasburgut, për të parë se cilat janë efektet e Vettingut në sistem dhe sa penalizues do të jetë për vendin në prag të konstituimit të organeve të reja të drejtësisë. (A2 Televizion)