Fytyra të lyera, ritme daulleje, fshatarët në Kamboxhia bëjnë kërcimin tradicional të shiut

Nga Xhevahir Qardaku
21 Maj 2026, 16:02 | Bota

Në një fshat në Kamboxhia, qindra banorë morën pjesë në një ceremoni tradicionale dyditore ku luteshin për shi, paqe dhe prosperitet.

Riti, që shënon fillimin e sezonit të shirave, është praktikuar prej qindra vitesh dhe lidhet me përgatitjet për mbjelljen e orizit. Të rinjtë u veshën si hyjni dhe vallëzuan nën ritmet e daulleve tradicionale khmere, ndërsa të tjerë shkuan me kuaj dhe biçikleta drejt një faltoreje lokale.

Në vendin e shenjtë, banorët ndezën temjan dhe ofruan fruta, ushqim dhe pije si pjesë e lutjeve për shëndet dhe mirëqenie. Edhe pse dikur e përhapur në të gjithë vendin, kjo ceremoni është bërë më e rrallë në vitet e fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos