"Ishte një partner i fortë i Shteteve të Bashkuara", ambasada amerikane reagon pas shkarkimit të Gledis Nanos

Nga A2 CNN
31 Gusht 2022, 12:13 | Aktualitet
"Ishte një partner i fortë i Shteteve të Bashkuara",

Ambasada amerikane ka reaguar përmes një postimi të shkurtër në Twitter pas shkarkimit të Gledis Nanos si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

“I shprehim vlerësimin tonë Gledis Nanos, i cili ishte një partner i fortë i Shteteve të Bashkuara, si drejtor i Policisë së Shtetit shqiptar dhe më parë, si drejtor i Zyrës kundër Terrorizmit”, thuhet në postim.

Gjatë paradites, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, njoftoi largimin nga detyra të Nanos, duke ia lënë përkohësisht detyrën e drejtimit të Policisë, nëndrejtorit Tonin Vocaj.

“Sot qeveria mori vendim për shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Policisë, shkarkim i cili lidhet me mospërmbushjen e objektivave që kishim vënë në lidhje me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë dhe kryesisht lidhet me situatën e krijuar në muajt e fundit, situatë që normalisht kërkon një reagim më të fortë dhe një menaxhim më efikas të Policisë së Shtetit. Për momentin, detyrat do t’i ushtrojë nëndrejtori i përgjithshëm i Policisë dhe shumë shpejt besoj që do t’ju lajmërojmë dhe për emërimin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit”, deklaroi Çuçi. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/08/31/nuk-permbushi-objektivat-shkarkohet-drejtori-i-policise-se-shtetit/
https://a2news.com/2021/08/18/shtetet-e-bashkuara-vleresojne-me-cmim-drejtorin-e-anti-terrorizmit-ne-policine-e-shtetit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos