Më 9 qershor seanca për shkarkimin e presidentit Meta

Nga A2 CNN
31 Maj 2021, 08:28 | Politikë
Më 9 qershor seanca për shkarkimin e presidentit Meta

Konferenca e Kryetarëve vendosi të caktojë datën 9 qershor ora 10:00 seancën ku pritet të votohet raporti i Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentin Ilir Meta.

Komisioni Hetimor miratoi më datë 28 maj raportin për shkarkimin e kreut të shtetit dhe sipas tij janë evidentuar 16 shkelje që presidenti ka bërë.

Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit u ngrit pas një kërkese të bërë nga 49 deputetë të kuvendit aktual.

Gjithashtu, në mbledhjen e Konferencë së Kryetarëve u vendos dhe për debatin që do të kryhet në seancë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/05/28/gjetjet-e-komisionit-per-meten-reagon-zedhenesi-i-presidentit-cdo-vendim-i-kuvendit-njepartiak-eshte-nul/
https://a2news.com/2021/05/28/shkarkimi-i-presidentit-komisioni-hetimor-miraton-raportin-kemi-gjetur-shkelje-te-16-neneve/

A2 CNN Livestream

Latest Videos