All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Shkarkimi i Presidentit, Balla: Komisioni hetimor do të vazhdojë punën

Nga A2 CNN
14 Tetor 2019, 12:16 | Politikë
Shkarkimi i Presidentit, Balla: Komisioni hetimor do të vazhdojë
All - Paragraf - 1

Numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se komisioni hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta do të vazhdojë punën, pavarësisht se Komisioni i Venecias theksonte se shkeljet e evidentuara nuk janë aq të rënda sa për ta shkarkuar Kreun e Shtetit.

https://a2news.com/2019/10/11/kreu-i-komisionit-te-venecias-keni-shume-konflikte-politike-zgjidhini-me-dialog/

Balla theksoi se kjo është në dorë të Kuvendit dhe më pas Gjykatës Kushtetuese.

All - Paragraf - 3

“Është në tagrin e Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese që të vlerësojë nëse kjo shkelje është e rëndë apo jo. Këtë thotë Komisioni i Venecias. Komisioni hetimor ka kohën e mjaftueshme për të vijuar punën e tij. Pa dyshim që është akt i mirë fakti që puna e tij u parapri me një opinion të Komisionit të Venecias. Kushtetuta aktuale e Shqipërisë është bërë me ekspertizën e vyer të Komisionit të Venecias dhe shprehet shumë qartë që shkelja e rëndë e Kushtetutës ndodh kur çdo veprim kryhet jashtë kompetencave të përcaktuara nga neni 94 dhe çdo veprim i kryer me dashje nga Presidentin është shkelje e rëndë”, deklaroi Balla. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/10/11/shkarkimi-i-metes-balla-venecia-rikonfirmoi-se-meta-shkeli-kushtetuten/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos