All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Shkarkimi i presidentit: Komisioni hetimor thërret Metën në seancën dëgjimore

Nga A2 CNN
24 Maj 2021, 11:04 | Politikë
Shkarkimi i presidentit: Komisioni hetimor thërret Metën në
All - Paragraf - 1

Komisioni Hetimor i ka kërkuar presidentit Ilir Meta të paraqitet në një seancë dëgjimore ditën e sotme.

Në këtë mbledhje, Komisioni pritet të administrojë provat që sipas tyre vërtetojnë pretendimin e 49 deputetëve socialistë për shkelje të kushtetutës nga ana e presidentit, para dhe gjatë fushatës zgjedhore.

All - Paragraf - 3

Përveç deklaratave të kreut të shtetit, anëtarët pritet të shqyrtojnë dhe informacionet e marra nga institucione te tjera përfshirë SHISH apo prokurorinë.

Meta nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen ne seancën dëgjimore, ndërsa disa ditë më parë iu përgjigj Kuvendit me një letër zyrtare ku shprehej se veprimtaria e Komisionit ishte ilegjitime dhe pa baza ligjore. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos