Shkatërrimi i tubacionit të amoniakut, Rusia gati të ndërpresë marrëveshjen për grurin

Nga A2 CNN
8 Qershor 2023, 19:13 | Bota
Shkatërrimi i tubacionit të amoniakut, Rusia gati të

Rusia vijon të fajësojë Ukrainën për sulmin në tubacionin më të madh të amoniakut në vend dhe kërcënon se kjo ngjarje do të ketë pasoja të rënda në lidhje me marrëveshjen për eksportin e drithit nga portet ukrainase.

Sipas Kremlinit zyrtarja janë pikërisht grupet ukrainase të sabotazhit ato që fshihen pas shpërthimit që shkaktoi dëme të pallogaritshme në tubacionin Togliatti-Odesa.

Por presidenti Zelensky i mohon këto akuza duke thënë se shpërthimi në linjën e amoniakut me shumë mundësi mund të jetë shkaktuar nga bombardimet e vetë Rusisë.

Përpara luftës, tubacioni 2500 km i gjatë, i cili kalonte nga qyteti rus i Togliatti në 3 porte të Detit të Zi në jug dhe perëndim të Ukrainës, eksportonte më shumë se 2.5 milionë tonë amoniak në vit.

Gjatë bisedimeve vitin e kaluar për të siguruar eksportin e grurit nga Ukraina, Kievi dhe Moska arritën një marrëveshje për të siguruar kalimin e amoniakut përmes tubacionit, i cili është një përbërës kyç në prodhimin e plehrave.

Por duke folur me gazetarët në Moskë, sekretari i shtypit Dmitry Peskov tha se shpërthimi mund të ketë vetëm ndikim negativ në bisedimet për rinovimin e marrëveshjes.

"Ju e dini që kjo temë figuronte si një pjesë integrale e gjysmës së marrëveshjes që na shqetësonte, kështu që ky është një tjetër ndërlikim në drejtim të zgjatjes së marrëveshjes", u shpreh Peskov. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos