Si po qeveriset? Braçe në A2 CNN: Sistemet kërkojnë reformim të thellë, të bëjnë paranë efektive

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2021, 10:28 | Politikë
Si po qeveriset? Braçe në A2 CNN: Sistemet kërkojnë

Deputeti kritik socialist, Erion Braçe, i ftuar në "Dita jonë" në A2 CNN, foli edhe për qeverisjen aktuale në vend. Sa efektive është ajo?

Braçe u shpreh se problemi më i madh është efektiviteti i parasë që jepet. “Kemi ndarë shumë para në buxhet. Problemi më i madh është efektiviteti i parasë që jepet. Sistemet tona kërkojnë një reformim të thellë, që të bëjnë paranë efektive, të shkojë te qytetari ku ti e ke ndarë se duhet të shkojë paraja. Ne kemi një dimension social që shkon deri në 2,2 miliardë dollarë vitin e ardhshëm, pensione, ndihmë ekonomike, pagesë papunësie, pensione invaliditeti, bonus për bebet, e të tjera me radhë.

Një pjesë e këtyre skemave nuk funksionojnë. Skema e ndihmës ekonomike nuk funksionon. 6 mijë lekë nuk mjaftojnë as për të paguar faturat. Pagesa e papunësisë nuk funksionon. Kur të gjithë ankohen se duan punëtorë, ne paguajmë pagesën e papunësisë. Skema e invaliditetit nuk funksionon”.

https://youtu.be/XIiEe0sHYhc

Më tej, Braçe kritikoi edhe ligjin për prokurimet publike dhe PPP-të. “Janë dy aspekte. I pari është aspekti buxhetor. Ne kemi ndarë shumë para. 1,2 miliardë dollarë janë investime për vitin e ardhshëm. Efektiviteti i tyre cili është? Në krahun tjetër sistemet. Sistemet duan reformim të thellë dhe e duan tani, me qëllim që paraja që ti përdor, të marrë kuptim. Ligji për prokurimet publike shihet ndonjëherë vetëm si rregullator për prokurimet publike, ndërkohë që duhet të ishte një proces tërësisht inovativ. Ne i kemi bërë ndryshime të thella ligjit, në qershorin-korrikun e këtij viti. Ai është një instrument që ti duhet të zgjedhësh teknologjitë inovative, si në punë, por edhe çmimet më të mira. Nuk mund të jetë një objekt ku gjithsecili shikon mundësinë për të grabitur paranë publike.

https://a2news.com/2021/11/29/kritikat-ndaj-qeverise-brace-ne-a2-cnn-nuk-besoj-se-ka-qeverisje-te-kapur-por-interesa-qe-gjejne-perkrahje/

PPP-të kanë një aspekt të tyre shumë të kritikuar, ashtu siç kanë edhe një aspekt shumë të mirë ekonomik. Është një instrument që po e përdor e gjithë Europa dhe bota, ama me garë dhe jo në favor të thjesht një njeriu. Nëse ne reformojmë të tilla sisteme dhe i përdorim për qëllime të mira do të shohim ndryshimin”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/11/29/fermeret-brace-ne-a2-cnn-ka-njerez-ne-qeveri-qe-nuk-degjojne-me-mendje-e-zemer/

A2 CNN Livestream

Latest Videos