Zhvillimet brenda PD, Braçe: Të kthehesh tek e vjetra, njësoj si të risjellësh Enver Hoxhën

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2021, 10:51 | Politikë
Zhvillimet brenda PD, Braçe: Të kthehesh tek e vjetra, njësoj

“Mendoj se ajo që po ndodh atje, janë dy gjysma të së njëjtës së keqe, por që po përkeqësohet akoma më tepër nëse përfundon atje ku ka nisur. Të kthehesh pas dhe të ofrosh si alternativë një të vjetër, është njësoj si të kthehesh pas dhe t’u rikthesh shqiptarëve Enver Hoxhën”.

Kështu i komentoi zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike, deputeti socialist Erion Braçe, teksa ishte i ftuar në "Dita jonë", në A2 CNN.

Për Braçen, dëmi më i madh që po i vjen vendit është nga mungesa e konkurrencës. “Në çdo aspekt, mungesa e konkurrencës nuk sjell zhvillim në çdo fushë. Mungesa e konkurrencës e zhbën kapitalizmin. Nëse ka një të keqe, është në raport me të tërën, me vendin, me ekonominë shqiptare. Po vritet konkurrenca. Mbi të gjitha, unë gjykoj se do të jetë akoma më keq nëse përfundon atje ku ka nisur. Nuk mendoj se Enver Hoxha, apo si çdo i ngjashëm i tij, është faktor konkurrues në këtë vend”, u shpreh Braçe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos