All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Shkelja e karantinës, “zbutet” mazhoranca. Redukton një pjesë të dënimeve

Nga A2 CNN
14 Prill 2020, 15:57 | Aktualitet
All - Paragraf - 1

Mazhoranca vendosi të zbusë dënimet që dëshironte të shtonte në Kodin Penal për ata që nuk zbatojnë masat e ndërmarra nga autoritetet në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme, si dhe urdhër-karantinimin.

Propozimet e reja erdhën nga deputeti Alket Hyseni. Por, asgjë nuk ka ndryshuar për dënimin nga 3-10 vjet burg, kur shkelja e karantinimit ka sjellë pasoja të rënda për shëndetin e njerëzve.

All - Paragraf - 3

Mbetet në fuqi edhe dënimi deri në 15 vjet burg nëse nga kjo sjellje shkaktohen viktima. Vota e vetme kundër në Komisionin e Ligjeve ishte e opozitarit Andi Përmeti.

Aty ku deputetët u treguan më tolerantë ishin masat në rastet e emergjencës. Ripërsëritja e shkeljes do të ndëshkohet me gjobë deri në një vit burg.

Po në mbledhjen virtuale, u miratuan edhe ndryshimet për dhunën në familje që do të kalojnë si pjesë integrale në seancën e 16 prillit. Kjo e fundit do të miratojë në rend dite edhe ndryshimet e rregullores. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos