Mbi 30 hektarë pyje në flakë, kryebashkiaku i Pukës: Dëme katastrofike, duhen ligje drastike për ndëshkimin e zjarrvënësve

Nga A2 CNN
16 Gusht 2021, 16:07 | Aktualitet

Mbi 30 hektarë me masiv pyjor janë përfshirë nga zjarri që nga mali i Tërbunit ka avancuar drejt kurorës së gjelbër së Pukës.

Forca të shumta prej disa ditësh po përballen me zjarrin për ta vënë nën kontroll, ndërsa në terren ndodhet edhe kryetari i bashkisë Pukë Gjon Gjonaj.

“Situatë shumë e vështirë dhe e dhimbshme, ku po shohim zhdukjen e një prej pasurive më të mëdha të Pukës. Po ballafaqohemi prej 7 ditësh dhe netësh, por kjo nuk mjafton. Erërat dhe terreni e kanë stimuluar zjarrin”, tha Gjonaj. “Parlamenti i jashtëm duhet të fillojë senacën plenare me një studim të projektligjeve në lidhje me problemin e fushës së pyjeve dhe ambientit. Parlamenti duhet të miratojë një ligj drastik për të gjithë ata që abuzojnë me shfrytëzimin e pyjeve, dhe që sjellin dëme katastrofike. Për ne është fatkeqësi e madhe që do të na shoqërojë për brezat e ardhshëm.

Gjonaj kërkoi ndihmë nga Emergjencat Civile. “Ne rrezikojmë shumë, sepse rrezikohet edhe mushkëria e Pukës nëse nuk marrim masa”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos