
Ministria e Jashtme shqiptare me anë të një deklarate ka njoftuar nënshtetasit shqiptarë që rastet emergjente të riatdhesimit janë kryer dhe se plani i riatdhesimit është mbyllur.
Fluturimi i fundit, sipas Ministrisë, ka qenë ai i kryer dje nga kryeqyteti italian, Roma.
Totali i të kthyerve me këtë operacion është 1105 shtetas, ndërkohë së bashku me numrin e shtetasve të tjerë të asistuar përpara nisjes së operacionit të riatdhesimit numri i të kthyerve është 1791 shtetas.
Ndërkohë, Ministria informon se qytetarët shqiptarë të cilët ndodhen ende jashtë Shqipërisë, duke nisur nga sot, datë 2 prill 2020, duhet të telefonojnë ose të çojnë një sms në aplikacionin WhatsApp, vetëm në numrat e vënë në dispozicion për emergjencat nga vetë MEPJ.
Numrat e vendosur në dispozicion mund t’i kontaktoni nga ora 09:00-17:00.
00355694045503
00355694045502
00355694045500
00355694045498
00355694045495
00355694045505
00355694045501
00355694045499
00355694045497
00355694045496
Numrat e vendosur në dispozicion mund t’i kontaktoni nga ora 08:00-20:00.
00355694045493
00355694045487
00355694045492
00355694045494
00355694045489
00355694045486
00355694045490
00355694045491
00355694045485
00355694045488 (A2 Televizion)