Dimër në pranverë... Korça dhe juglindja pushtohen nga dëbora

Nga A2 CNN
2 Prill 2020, 13:31 | Aktualitet
Dimër në pranverë... Korça dhe juglindja pushtohen nga

Si rrallëherë gjatë këtij dimri, Korça dhe gjithë zona juglindore e vendit është pushtuar nga reshjet e borës dhe ulja e ndjeshme e temperaturave në muajin e dytë të pranverës. Reshjet e dendura kanë vijuar përgjatë pasdites së djeshme dhe gjate gjithë natës të datës 2 prill.

Reshjet dhe temperaturat e ulëta kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve në akset që të çojnë në drejtim të Voskopojës, Dardhës dhe Qarrit. Në këto akse, firmat e kontraktuara po vijojnë punën për eliminimin e ngricave në rrugë.

Ndërkohë që raportohet në disa zona të thella malore në juglindje ka pasur edhe shkëputje të energjisë elektrike dhe po punohet nga specialistët e OSHEE-së për riparimin e defekteve. Ndërkohë, akset nacionale rrugore pranë Qafë Thanës, Kapshticës dhe Liqenasit janë të hapura dhe qarkullohen pa probleme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos