Shqipëria në karantinë, Ambasada Amerikane: Drejtësia e vërtetë nuk ndalet kurrë

Nga A2 CNN
2 Prill 2020, 11:16 | Aktualitet

Ambasada Amerikane në Tiranë ka postuar disa foto të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë teksa punojnë nga shtëpia, duke i vlerësuar ato si foto të ditës.

Ambasada shkruan bashkëngjitur se nxit me forcë distancimin social, por kjo nuk do të thotë se sistemi i drejtësisë duhet të ndalojë së punuari.

Postimi i Ambasadës

Fotot e Ditës | Ambasada Amerikane në Tiranë nxit me forcë distancimin social, por kjo nuk do të thotë se sistemi i drejtësisë duhet të ndalojë së punuari. Ne kemi mbështetur reformën në drejtësi prej fillimit dhe vazhdojmë të mbështesim zbatimin e saj, jo vetëm në ekspertizë ligjore, por edhe në mbështetje logjistike. Gjatë këtyre ditëve të vështira, jemi të kënaqur të shohim anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë teksa punojnë nga shtëpia. Kompjuterët e tyre portativë ishin pjesë e një dhurimi nga zyra e OPDAT e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Drejtësia e vërtetë nuk ndalet kurrë! (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos