
Qirjako kërkon në KPA shfuqizimin e vendimit të shkallës së parë të vetingut, qe i heq asaj të drejtën për t'u kthyer në sistemin e drejtësisë për 15 vite.
Kjo pikë është në vendimin e KPK, që ndërpreu vetingun për Qirjakon, me pretendimin se ajo kishte hequr dorë nga statusi i magjistrates.
Por, sipas Qirjakos vendimi i KLGJ, që i ka hequr asaj statusin është i paligjshëm. Në seancën e sotme në KPA, Qirjako kërkon pezullimin e gjykimit, derisa Apeli Administrativ të shqyrtojë ankimin e saj kundër vendimit të KLGJ, që i përfundoi statusin e magjistrates.
KPA vendosi me shumicë votash shtyrjen e seancës për në datë 21 janar, në mënyrë që të merret informacion se në çfarë statusi është çështja në Apelin Administrativ. (A2 Televizion)