Shkodër, mbytet një person në lumin Kir

Nga A2 CNN
11 Janar 2021, 14:25 | Kronikë
Shkodër, mbytet një person në lumin Kir

Policia ka bërë të ditur se në fshatin Mes, Postribë, Shkodër, në anë të një kanali është gjetur pa shenja jete shtetësi M. U., 47 vjeç, i cili ishte larguar nga banesa mbrëmjen e djeshme.

Sipas policisë, nga verifikimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Dyshohet se ky shtetas duke qenë nën efektin e alkoolit është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë është mbytur në kanal.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos