Shkodër, plagosje me armë zjarri tek ish-Artistikja

Nga A2 CNN
11 Janar 2021, 23:18 | Kronikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mbrëmje në qytetin e Shkodrës, ku si pasojë është plagosur një person.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për shtetasin Eduart Lekndreaj, 24 vjeç. I plagosuri ka marrë një plagë në këmbë, aktualisht ndodhet në Spitalin e Shkodrës, por jashtë rrezikut për jetën.

Vendndodhja e plagosjes

Sipas burimeve, plagosja ka ndodhur me armë zjarri, në vendin e njohur si ish-Artistikja, në lagjen “Tre Heronjtë”. Forcat policore ndodhen në vendngjarje për të zbardhur dinamikën dhe kapur autorin, që është identifikuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos