Shkrirja e Bordit të Transparencës, Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e PD-së

Nga A2 CNN
18 Prill 2023, 21:25 | Aktualitet
Shkrirja e Bordit të Transparencës, Kushtetuesja pranon

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e Partisë Demokratike, duke shfuqizuar një nen, sipas së cilit Bordi i Karburanteve nuk mund të shkrijë vetveten.

Në vendimin e marrë ditën e sotme, “Kushtetuesja” ka shfuqizuar nenin 21/10, pika 2 ku thuhet se “Zbatimi i parashikimeve të këtij kreu fillon me shpalljen e situatës së veçantë me vendim të Këshillit të Ministrave.

Përfundimi i situatës së veçantë dhe i zbatimit të parashikimeve të këtij kreu përcaktohet me vendim të Bordit”. Që do të thotë, se Bordi nuk duhet të shkrihet me vendim të saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos