
Karnavalet e Nartës pas pashkës ortodokse janë një traditë e kësaj zonë që daton shekuj më parë. Si e tillë, kjo traditë po vijon të mbahet edhe në ditët e sotme.
Ndryshe nga karnavalet e dikurshme, këto të sotmet nuk kanë më atë gjallërinë dhe pjesëmarrjen që kanë pasur.
Narta, si shumë zona të tjera rurale të vendit, po tretet dhe braktiset çdo vit. Madje edhe karnavalet e pashkës, nuk mbledhin më njerëz.
Edhe kisha e një vendi si Narta, është pa prift. E ndërsa shpopullimi është fjalë më të cilën shqiptarët po mësohen, ka të tjerë që përlotën dhe kanë mall për Nartën dhe karnavalet i shfrytëzojnë për të ardhur nga emigrimi për të parë vendlindjen. (A2 Televizion)