Shkrumbohet mjeti në Korçë, të paqarta rrethanat

Nga A2 CNN
18 Gusht 2022, 08:38 | Kronikë

Një mjet në flakë raportohet në lagjen 16 të qytetit të Korçës. Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se mjeti ka qenë i parkuar dhe ende nuk dihet sesi ka marrë flakë.

Fatmirësisht, nuk ka dëme në njerëz. Zjarrfikësja ka bërë të mundur shuarjen e flakëve, por ndërkohë dëmet materiale duken të konsiderueshme.

Autoritetet e policisë në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos