55-vjeçari qëllon me thikë bashkëshorten në Elbasan, ndërhyn fqinji dhe plagoset

Nga A2 CNN
8 Shtator 2022, 16:48 | Kronikë
55-vjeçari qëllon me thikë bashkëshorten në Elbasan,

Krimi në familje nuk ka të ndalur. Mësohet se një 55-vjeçar nga Elbasani ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij 50-vjeçare dhe fqinjin e tyre, i cili ka ndërhyrë për ta ndaluar.

Policia njofton se të dy të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ka shoqëruar në komisariat autorin.

Njoftimi i Policisë

Në lagjen "Dyle Haxhiri", Elbasan, shtetasi E. K., 55 vjeç, banues në Elbasan, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. K., 50 vjeçe, si dhe fqinjin e tyre, shtetasin E. S., 64 vjeç, banues në Elbasan, i cili ka ndërhyrë për të ndaluar shtetasin E. K. 

Të dy të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.  

Falë reagimit të menjëhershëm nga ana e Policisë është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi i autorit të dyshuar, shtetasit E. K., në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale.  

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos