Forcat Speciale mbesin në komuna, Kurti: Sa të ketë "ubij-ubij" dhe "Z" në veri, do të ketë edhe polici

Nga A2 CNN
31 Maj 2023, 13:31 | Kosova
Forcat Speciale mbesin në komuna, Kurti: Sa të ketë

Nga Bratislava ku po merr pjesë në forumin “Open Roads Balkans Back in Business”, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka theksuar se forcat speciale të Kosovës do të vijojnë të jenë prezentë në Veri.

Teksa fliste për situatën në Veri, kreu i qeverisë së Kosovës tha se prezenca e policisë së Kosovës është në nivel të arsyeshëm, teksa shtoi edhe se jashtë komunave ka turma të dhunshme që bëjnë thirrje si “ub j-ubij”, pra “vriti-vriti”.

Ne i shtymë zgjedhjet për katër muaj. Kandidatët shqiptarë fituan katër prej tyre. Ata janë kryetar me "K" të vogël jo të madhe, sepse pjesëmarrja ishte e vogël dhe nuk mund të konsideroj se ata kanë legjitimitet të plotë politik, por ligjshmëria dhe kushtetutshmëria duhet të zbatohen, ata janë kryetarë.

Bashkësia ndërkombëtare e ka njohur procesin zgjedhor dhe rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Kur kryetarët e zgjedhur nisën të shkojnë në punë, ata u sulmuan bashkë me policët e Kosovës dhe të KFOR-it.

Kosova ka 38 komuna dhe në secilën prej tyre qëndrojnë disa policë dhe është situatë normale. Sa të ketë dhunë në katër komunave veriore, grafite me shkronjën "Z" që tregohet admirimi për Putinin dhe agresionin e Rusisë në Ukrainë, duhet të jemi me njësi speciale nëpër komuna. Atje bëhen thirrje me "ubij-ubij" që do të thotë "vriti-vriti". Nuk e dorëzojmë republikën. Nëse këta kryetarë nuk duhet të jenë nëpër komuna, kush duhet të jetë?

Albin Kurti në Bratislavë

Kurti theksoi se njësitë speciale të Kosovës janë trajnuar nga forca demokratike perëndimore: SHBA-ja dhe Bashkimi Europian. “Policia jonë po bën një punë profesionale. Janë trajnuar nga perëndimi demokratik, SHBA, BE. Janë të orientuar nga Perëndimi. I njohin të drejtat e njeriut”, shtoi ai.

Albin Kurti theksoi po ashtu se për sa kohë jashtë ka turma që kërcënojnë të sulmojnë apo që bëjnë thirrje në mbështetje të liderëve si Vladimir Putin, komunat do të ruhen nga policia e Kosovës në numra të arsyeshëm.

Po ashtu, teksa fliste për serbët në Veri dhe faktin që ata përbëjnë 4% të popullsisë, Kurti shpjegoi se ata duan të jenë pjesë e Kosovës, por gjenden përballë kundërshtimit të Beogradit. “Duan të jenë pjesë të Kosovës, por nuk e shprehin dot atë që duan sepse bullizohen nga Serbia.” (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/31/situata-ne-veri-shkon-ne-bratislave-rama-ushtria-serbe-ne-kufi-te-kosoves-ka-fuqi-te-barabarte-me-zero/

A2 CNN Livestream

Latest Videos