Macron i prerë nga Bratislava: Autoritetet e Kosovës, përgjegjëse për tensionet në Veri

Nga A2 CNN
31 Maj 2023, 13:10 | Kosova
Macron i prerë nga Bratislava: Autoritetet e Kosovës,

Autoritetet e Kosovës mbajnë përgjegjësinë për situatën e tensionuar në Veri të vendit. Kështu është shprehur, mëngjesin e së mërkurës, presidenti francez Emmanuel Macron nga Bratislava.

Autoritetet e Kosovës mbajnë përgjegjësinë për tensionet që janë rritur ndjeshëm që prej se kryetarët shqiptarë morën detyrën në veriun e vendit me shumicë serbe”, deklaroi më konkretisht Macron.

Deklaratat, presidenti francez i bëri gjatë një konferencë për shtyp në Sllovaki, ku ai priste të takohej me liderët e Kosovës dhe Serbisë, si dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz, më vonë gjatë kësaj jave.

Ndërsa, Kurti nga ana tjetër theksoi se për sa kohë në Veri ka turma që kërcënojnë të sulmojnë dhe bëjnë thirrje si  "ub j-ubij", (vriti-vriti), do të ketë edhe prani të policisë së Kosovës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/31/kurti-nga-bratislava-policia-jone-po-ben-pune-profesionale-ne-veri-jane-te-trajnuar-nga-perendimi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos